Një aktore dhe prezantuese kuvajtiane u pushua nga puna në transmetim direkt.

Amal Al Awadhi po prezantonte një program me lojëra televizive, më herët gjatë kësaj jave, kur iu komunikua se ishte e pushuar.

Shkaku?

Një zyrtar i Kuvajtit telefonoi menaxherët e kanalit qeveritar dhe u kërkoi atyre që të ndërprisnin transmetimin e emisionit.

Kjo pasi përdorues të shumtë po kritikonin veshjen e Al Awadhi në Twitter, duke e konsideruar si të pa përshtatshme për Ramazan.

Veshja e Amal Al Awadhi në emision

Në disa postime në Instagram, vetë Al Awadhi tha se kishte mbetur e shokuar kur kishte dëgjuar dikë që i kërkonte drejtuesve që të mbyllte programin, vetëm 2 minuta përpara se të përfundonte.

Lajmi për pushimin e saj nga puna u prit shumë mirë nga shikuesit, të cilët në rrjetet sociale u shprehën të kënaqur për vendimin dhe thanë se e meritonte…

dardania.com

Flash Lajme