Me siguri të gjithë keni dëgjuar mënyra të ndryshme për detoksifikimin e organizmit, por, jo atë të flokëve.

Në shumicën e rasteve, kur flasim për çhelmim, gjëja e parë që na vjen ndërmend është ndonjë përbërës i veçantë natyral, i pasur me antioksidantë.

Dhe në fakt nuk është gabim, veçse këto metoda përdoren për detoksifikimin e organeve themelore të trupit.

Po për flokët a ka ndonjë mënyrë çhelmimi?

Përgjigja është “PO” dhe shoqërohet nga metodat e mëposhtme:

PASTRONI TËRËSISHT LËKURËN E KOKËS

Ashtu si poret e fytyrës, edhe folikulat mund të mbyllen nga papastërtitë, sebumi dhe akumulimi i produkteve të përdorura.

Si fillim, zgjidhni një shampo që përmban selenium sulfide, acid salcilik ose zinc pyrithione për të larguar qelizat e vdekura.

BËNI NJË PUSHIM DISA-JAVOR PREJ NGJYRIMEVE

Është e qartë, që akoma dhe bojrat më të mira, i rëndojnë flokët.

Në qoftë se i lyeni flokët rregullisht, bëni një ndalesë 1-2 mujore, për t’i “qetësuar” sadopak.

PËRDORNI SODË BUKE

Biokarbonati i natriumit (soda e bukës), është një pastrues i shkëlqyer (për këtë arsye përfshihet thuajse në të gjitha pastat e dhëmbëve).

Largon çdo akumulim produkti (shampoje, llaku, vajrash etj.,) nga flokët.

SI TA PËRDORNI?

Në një tas të vogël shtoni 1 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë gjelle shampo, në vazhdim, përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene, pastaj përhapeni në flokët tuaja duke i fërkuar lehtë nga bishtat te rrënjët për 3-4 minuta.

Në fund, shpëlahuni si zakonisht.

PËRDORNI VAJ ULLIRI

Vaji i ulliri përmban acide të shumta yndyrore, të cilat mbulojnë pjesën e jashtme të fijeve të flokut, duke i hidratuar dhe mbrojtur ato nga dëmtimet.

Në një xhezve ngrohni (pak, sa ta durojë gishti) 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, pastaj aplikojeni në flokë të thatë, jo afër rrënjëve, duke e lënë të veprojë rreth 1-2 orë.

Për efekte sa më të mira mbulojeni kokën me një kapuç plastik.

Flash Lajme