Nëse jeni supersticiozë  dhe i frikësoheni ditës së martë, numrit 13, maces së zezë e kështu me radhë, po ju ndihmojmë duke luftuar të paktën frikën që keni nga dita e sotme.

Po, sot është e martë dhe për arsyet e mëposhtme sot është dita më e bukur e javës.

Të paktën nuk është e hënë, gjë që do të thotë një ditë pune më pak.

Je një ditë më afër fundjavës, imagjino pak sikur të ishte përsëri e hënë…

Përgjithësisht në botë, çmimet e biletave të avionit ulen frikshëm ditën e martë…mbase sepse askush nuk e ka me shumë dëshirë të udhëtojë në atë ditë…

E marta e ka marrë emrin nga planeti Mars, që siç mund ta dini është një nga planetet më të mirë.

Përgjithësisht të martën, restorantet, kafetë dhe kinematë bëjnë ulje për klientët e tyre. Si për t’i minimizuar atyre pak frikën që kanë për këtë ditë.

Thonë gjithashtu se e marta është dita më produktive e javës, sidomos në punë. Shpjegimi është i thjeshtë, sepse ka njerëz që kur ndihen të frikësuar apo nën presion japin maksimumin në atë që bëjnë.

dardania.com

Flash Lajme