Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi me temperaturë, si një tas me supë pule, ose një gotë me çaj xhinxher.

Keni menduar ndonjëherë për ushqimet që ju bëjnë një grip të përkeqësohet? Shmangni këto ushqimet e mëposhtme kur nuk ndiheni mirë:

Karamelet dhe ëmbëlsirat: Sheqeri dobëson rruazat e bardha të gjakue të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos I konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer deri sat ë ndiheni më mirë.

Karbohidratet: Nëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.

Alkoli: ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja

Ushqimi djegës: Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen.

Fast Food: Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ata gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’I shmangni nqs keni përzierje ose dhimbje barku.

dardania.com

Flash Lajme