Entela Resuli

Secili nga ne ka një stinë të preferuar. Disa njerëz i gëzohen stinës së nxehtë dhe netëve të gjata jashtë, të tjerë preferojnë dimrin, netët e ngrohta pranë vatrave, ndërsa të tjerë i kanë shpresat te pranvera e freskët, por vjeshta është një stinë e preferuar për një pjesë tjetër gjithashtu.

Vjeshta është stina ideale për të qëndruar pranë natyrës e për ta shijuar atë.

Temperaturat e ngrohta në vendin tonë e bëjnë të mundur që kjo stinë të shijohet në maksimum.

Mjafton të bësh një xhiro nga Liqeni Artificial i Tiranës dhe kupton që përveç atyre që dalin në grup ka nga të tjerë që duan ta shijojnë këtë stinë të… vetmuar.

Dikush me një libër në dorë, dikush duke pikturuar apo thjesht duke u marr me telefonin, të tjerë duke ecur,  të bëjnë të kuptosh  se në këtë stinë mund të kalosh kohë edhe vetëm, në prani të natyrës, cila në këtë rast është një shoqëruese shumë e mirë.

Drita e kësaj stine dhe ngjyrat që të shoqërojnë përreth janë të ngrohta.

Ndoshta do të duhet të kishim më shumë parqe për ta ndjerë tamam ardhjen e vjeshtës, por për ata që preferojnë dritën dhe ngjyrat e ngrohta të kësaj stine një shëtitje në natyrë do të ishte një terapi ideale.

Ajo që na ra në sy gjatë fotove është fakti se shumica e atyre që zgjedhin të qëndrojnë vetën janë të rinjtë.

“Dita” sjell fotot e mëposhtme.

Flash Lajme