Një shënim prekës i bërë nga dikush që s’mund të ecte ka përlotur gjithë internetin pasi brenda pak kohësh është bërë viral.

Bashkë me një trëndafil të kuq, shënimi ishte lënë pranë hyrjes së liqenit në Sutton Coldfield, Birmingham.

Ndonëse ishte anonim,në atë letër personi që e kishte shkruar, kërkonte ndihmë.

Ju lutem a mundet dikush ta hedhi këtë trëndafil në liqen për mua? Hiri i tim shoqi ndodhet këtu, por unë s’mund të hyjë në liqen me një karrige me rrota. Porta e liqenit është e mbyllur dhe unë duhet të kthehem sërish në veri sot. Faleminderit, X!”- shkruhej në letër.

Letra, bashkë me trëndafilin e kuq për  bashkëshortin e ndjerë u gjendën nga kalimtarë, të cilët i fotografuan dhe bënë çfarë gruaja kërkoi.

S’le as emër as numër, por kudo që të jesh rri e qetë. Trëndafili është në mes të liqenit, ashtu si kërkove.”- shkruan dikush në Twitter dhe që prej atij momenti, ky gjest u kthye në sensacion nga njerëzit në rrjete sociale.

“Uroj që kjo grua ta dijë që mesazhi i saj mori dhenë dhe të vlerësohet në Amerikë.  Dashuri, ngushëllime dhe shumë falenderime shkojnë për njerëzit që dinë akoma ç’është humanizmi. Sa mirë që e ndatë këtë me ne.”- shkruhet në një prej komenteve.

dardania.com

Flash Lajme