Me një diferencë të madhe, delegatët e PPE-së, Partia Popullore Evropiane, kanë zgjedhur gjermanin Manfred Ëeberin, si kandidat për udhëheqjen e Komisionit Europian në funksion të zgjedhjeve evropiane të majit. Lajmi u bë i ditur nga burime të PPE-së, është mbledhur në Kongresin e saj në Helsinki.

Weber fitoi 492 vota, 79.2%, duke mposhtur finlandezin Alex Stubb.

Në  krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian, Manfred Weber, erdhi në vitin 2014. Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij. Spektri i 219 deputetëve në Partinë Popullore Europiane është i madh: nga hungarezët djathtistë e deri te belgët liberalë.

Me pikëpamjet e tij proeuropiane, Weber dallon edhe nga partia e vet, Unioni Kristiansocial i Bavarisë (CSU). Prandaj edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2014, CSU nuk donte ta vinte as si kandidat.

Në çështjen e migracionit ai diti të manovronte me zgjuarsi herë duke anuar nga pozicioni i kancelares dhe kryetares së CDU-së, Angela Merkel, e herë nga ana e ministrit të brendshëm dhe kryetarit të CSU-së, Horst Seehofer. Manfred Ëeber mbajti në fraksion edhe njëmbëdhjetë anëtarët e partisë hungareze antieuropiane Fidesz, megjithë kritikën masive nga shumë anë.

Flash Lajme