Është 12 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur bilanci i të shtënave të zjarrit të ndodhura në një lokal në Los Anxheles, në SHBA. Një njeri i armatosur, një ish-marins 29 vjeç, ka hyrë në pub-in “Borderline” në Thousand Oaks dhe ka hapur zjarr me një amë automatike.

Sherifi i kontesë së Ventura-s, ka konfirmuar se mes viktimave është edhe agresori, i cili ka shkaktuar një masakër, duke qëlluar të paktën 30 plumba. Arsyet deri tani janë të paqarta sipas mediave amerikane.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një feste për studentë, në “College Country Night”, që zhvillohet çdo të mërkurë në brendësi të lokalit jo larg kampusit universitar. Ai quhet David Ian Long, 29-vjeç, i cili ka qenë një marins deri në fund të vitit 2013 dhe që kishte pasur probleme mendore. Ai ka hyrë në lokal i maskuar me kapuç dhe i veshur i gjiti me të zeza: sipas hetuesve, ka përdorur gaz lotsjellës dhe një pistoletë tip Glock të kalibrit 45. Sipas sherifit, autori është vrarë nga policia pas masakrës.

“Isha pranë derës dhe dëgjoba disa t shtëna. Ndoshta 3-4. U shtriva në tokë. Ngrita kokën dhe pashë rojen e sigurisë të qëlluar, nuk e di nëse ishte vrarë. Autori lëshonte gaz lotsjellës kudo. Pastaj nisi të qëllonte. U largova me vrap”, – tregon një dyshimtar, i cili shton se ai vetëm qëllonte dhe nuk fliste.

8 nëntor 2018 /Dardania.com

Flash Lajme