Së paku 12 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Kaliforni. Raportohet se mes viktimave është edhe një oficer policie.

Ndërsa, agresori është qëlluar për vdekje nga policia.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë filluar të mërkurën në orën 23:20 (ora lokale) në zonën që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Los Angeles.  Sipas raportimeve, të paktën 200 persona kanë qenë brenda lokalit, meqë aty ishte organizuar një festë studentësh.

“Kur ndihmësit kanë arritur, ata kanë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme, pasi agresori ishte aktiv. Ata kanë hyrë në lokal dhe mund t’iu them se ka viktima, të plagosur dhe në mesin e viktimave është edhe një ndihmës i Sherifit tonë që është përgjigjur në thirrjet fillestare”, ka thënë zëdhënësi i Sherifit të qarkut Ventura, Eric Buschow.

Sipas policisë, numri i të plagosurve pritet të rritet. Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin e sulmit të tmerrshëm.  Njerëzit kanë thyer dritaret me karrige për të ikur dhe janë strehuar nëpër banjo.

1 of 15

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)

Flash Lajme