Nuk është edhe aq pozitive sa mendohej situata në Detin e Norvegjisë, ku janë vendosur mijëra trupa të NATO-s në kuadër të stërvitjes “TridentJuncture”, më e madhja në historinë e aleancës.

Të enjten një incident aspak i këndshëm ka ndodhur me një luftëanije norvegjeze, që u përplas në një firod me një anije çisternë nafte.

Forcat norvegjeze të sigurisë ndërhynë me shpejtësi për të evakuuar të gjithë ekuipazhin e luftanijes, “KNM Helgeelge Ingstad”, e cila sapo ishte kthyer nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

Shtatë persona janë plagosur lehtë në përplasjen që ndodhi në Hjeltefjord pranë Bergenit gjatë paradites, raporton BBC.

Përplasja ka qenë vërtetë e rrezikshme, teksa theksohet se fati ishte me ekuipazhin e luftanijes pasi anija naftëmbajtëse “Sola TS” është dëmtuar vetëm pak dhe nuk ka pasur rrjedhje nafte, që mund të shkaktonin një shpërthim.

Anija me flamur maltez e kishte lënë terminalin e naftës “Equinor’s Sture” me një ngarkesë të papërpunuar nga Detit i Veriut, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Sture, një terminal i madh i naftës eksportuese, u mbyll përkohësisht si një masë parandaluese.

Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjensisë së lajmeve AFP se një “rrjedhje e vogël vaji” ishte zbuluar në luftanijen norvegjeze.

“Ka marrë shumë ujë dhe ekziston një rrezik i vërtetë që të mbytet aty ku është”, tha zyrtari.

Ndërkohë çisterna, e cila ka një ekuipazh prej 23 personazh, po kthehet në port për inspektim. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen, që thuhet se ndodhi pak pas orës 04:00 dhe çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.

08 nëntor 2018 /Dardania.com

Flash Lajme