Shtëpia e Bardhë pezulloi gazetarin e CNN vetëm disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sander, tha më pas se gazetari është ndaluar pasi ai ka vënë duart mbi një grua. Gazetari Acosta deklaroi se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan emigrantësh si pushtim.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)

Flash Lajme