Shtëpia e Bardhë i pa pezulluar kredencialet, korrespondentit të CNN-së, pas sherrit që ai pati me Presidentin Trump.

Stafi i Shtëpisë së Bardhë, u përpoq t’i heqë mikrofonin gazetarit të CNN, Jim Acosta, në konferencën për shtyp, të mërkurën, por nuk mundi.

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se iu ndalua aksesi sepse ai “vendosi duart e tij të një grua e re”.

Jim Acosta i quan pretendimet e Sanders gënjeshtra. Ndërkohë Presidenti, pas sherrit, e quajti gazetarin e CNN person të vrazhdë dhe të tmerrshëm. Ai gjithashtu shtoi se CNN, duhet t’i vijë turp që ka një gazetar si ai.

Çfarë ndodhi në konferencë?

Gazetari i CNN, Jim Acosta i tha Presidentit amerikan, Donald Trump, se një karvan me emigrantë po vijnë nga Amerika Qendrore për në SHBA.

Sapo ai tha këtë, një grua nga stafi i Trump, u çua dhe tentoi t’i merrte mikrofonin, por ky i fundit nuk e lejoji dhe vazhdoi të fliste rreth kësaj çështje.

“Mjafton, mjafton!”- i tha Presidenti, Acostës. “CNN duhet të ketë turp që ka një punonjës si ju. Mënyra si trajtove Sarah Sanders është e tmerrshme”, shtoi Trump./E.B-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by (@dritare_net) on

Flash Lajme