Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe heroine në portin e Xhenovës. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit.

Raportohet se në operacion janë përfshirë dhe forcat e rendin dhe autoritetet gjyqësore të Zvicrës, Francës, Belgjikë dhe Holandës. Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe ishte fshehur në një kontejner në portin e Xhenovës.

Deri më tani janë arrestuar 2 persona në Holandë, si të dyshuar në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)

Flash Lajme