Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif u komunikoi sipërmarrësve të brendshëm se prishja e paktit bërthamor që daton nga viti 2015 mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për shtetin.

“Ne mund të diskutojmë ose jo për marrëveshjen. Mirëpo duhet të kemi parasysh se dështimi i marrëveshjes mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për ne”, tha ai. “Kjo në fakt nuk është zgjedhja e sistemit politik iranian” shtoi Zarif, i cili ka ndihmuar në hartimin e marrëveshjes bërthamore me gjashtë fuqi globale.

Zarif nuk ka përmendur dëmet e mundshme, mirëpo ka thënë se dështimi i paktit mund të ndikojë në izolimin politik të Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e shtetit të tij nga marrëveshja, e cila i siguron Iranit lirim nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

25 qershor 2018 /Dardania.com

Flash Lajme