Prej tyre vetëm 11 janë implementuar. Ndërsa, gjatë këtij viti po ashtu 3849 fëmijë janë përfshirë në skema të përfitimit të riatdhesuar, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në takimin me Grupin Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë i gëzuar që Kosova ka ligje kundër diskriminimit, duke shtuar se ky vend duhet të jetë shembull dhe model i respektimit të drejtave të njeriut.

Fituesit do të kontribuojnë në suksesin e Generation Unlimited, një partneritet i sapoformuar, i cili është lansuar gjatë një aktiviteti të nivelit të lartë gjatë Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , që synon përfshirjen e çdo të riu në arsim, trajnim apo punësim të cilësisë së lartë, deri më 2030.

Bytyqi pas takimit që pati me drejtoreshën e shkollës dhe mësimdhënësit, u shpreh i kënaqur.

“Morëm shumë kërkesa dhe shumë informacione, po ashtu ne u zotuam së bashku që të gjitha obligimet që i kemi t’i realizojmë bashkë në mënyrë që dhe sistemi arsimor në këtë shkollë të ketë një ngritje të cilësisë”, tha Bytyqi.