Në Rusi prej disa ditësh kanë zbarkuar përveç futbollistëve dhe stafeve drejtues edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi. Ata do të kenë qendrën e grumbullimit në kryeqytetin rus, nga ku do të kryejnë edhe përgatitjet e tyre për ndeshjet e rëndësishme që do të kenë përgjatë gjithë muajit qershor dhe fillimin e korrikut.

Dje njerëzit që do të vënë drejtësi në ndeshje, kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe testi fizik ku kanë kaluar të gjithë, më pas ka qenë prezantimi dhe takimi me krerët më të lartë të organizatës më të madhe të botës për futboll. Kjo përgatitje do të pasohet nga seminare të ndryshme ku do të shpjegohet edhe përdorimi i sistemit “VAR”.

Arbitrat do të mbajnë në dorë një orë të personalizuar të markës “Hublot” që kushton përafërsisht 5000 euro secila dhe të llogarisësh 99 arbitra, (36 kryesorë) dhe (63 asistentë) shkon në 495.000 totali. Bashkë me ta në Moskë do të jetë edhe Massimo Busaca, zvicerani është prej kohësh shefi i arbitrave në FIFA dhe është përgjegjës për caktimin e tyre, i ndihmuar edhe nga Pier Luigi Colina.

Rezultate imazhesh për hublot russia 2018

Na ndiqni në:

Më të lexuarat