Ngjarjet e para të çuditshme kanë filluar që të ndodhin në prag të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi. Iraniani Reza Parastesh, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e frikshme me Messin në paraqitjen e tij, i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshëm.

Të martën ai është shfaqur në rrugët e Moskës, dhe i gjendur me fanellën e Barcelonës, njerëzit e kanë rrethuar, sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Iraniani u shoqërua në komisariat nga policia, dhe më pas i është kërkuar të mbajë një maskë në fytyrë, pasi me pamjen e tij ai mblidhte shumë njerëz rreth vetes, gjë që ia bënte të vështirë punën policisë për të kontrolluar turmat.

Na ndiqni në: