Pothuajse katër vjet pritje kemi kaluar që nga finalja e fundit e Kupës së Botës.

Janë pikërisht 1432 ditë që nga goli i fundit i Mario Gotzes në minutat shtesë që i solli Gjermanisë triumfin e katërt. Rusia dhe Arabia Saudite do të zbresin në fushë për të shkruar një tjetër kapitull të historisë së Botërorëve.

Të dyja kombëtaret në fakt vijnë në një moment aspak pozitiv. Rusia nuk ka arritur të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit, teksa suksesi i fundit daton në tetorin e vitit të kaluar ndaj Koresë, ndërkohë Arabia Saudite ka humbur tri miqësore radhazi, megjithëse me rivalë të fortë si Italia, apo edhe Peruja. Të dy ekipet shpresojnë në një fitore të mundshme në stadiumin “Luzhniki”. Rusia nuk fiton në një Kupë Bote që nga viti 2002, ndërkohë që Arabia Saudite që nga Botërori i luajtur në ShBA në vitin 1994.

A e dini …?

Asnjë kombëtare mikpritëse nuk ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Duke prodhuar deri më tani gjashtë fitore dhe tre barazime për ekipet vendase. Rusia ka mirëpritur edhe më parë një Kupë Bote, por nën emrin e Bashkimit Sovjetik, duke barazuar 0-0 ndaj Meksikës në vitin 1970. /Rozalb Lika- Koha Jonë/