Spanja ka marrë vendimin për të përjashtuar trajnerin Julen Lopetegui nga drejtimi i kombëtares, vetëm një ditë nga starti zyrtar i Kupës së Botës. Lajmi është dhënë nga presidenti i Federatës Spanje në një konferencë për shtyp që po mbahet aktualisht.

“E falënderojmë Julen për atë që kanë bërë dhe për faktin që na kanë çuar në Rusi, por jemi të detyruar për ta përjashtuar. Ky duhet të jetë një mesazh i qartë për të gjithë punonjësit e Federatës Spanjolle. Nuk do të ndjehem i tradhtuar, por problemi është se si ai ka bërë gjëra me mendjen e tij si trajner i Spanjës, në mungesë totale të pjesëmarrjes së Federatës së Futbollit të Spanjës, duke negociuar dhe pranuar stolin e Real Madridit. Kjo është diçka që ne nuk mund ta injorojmë. Lopetegui është i pa të metë profesionalisht, por format e punës në kombëtaren tonë janë më të rëndësishme”, ka thënë presidenti Rubiales.

Presideni ndihet i tradhtuar nga ana e teknikut pas kalimit të tij te Real Madridi, teksa zyrtarizimi u bë ditën e djeshme. Pas mbërritjes në Krasnodar, ku është e grumbulluar për Botëror kombëtarja spanjolle, ai kërkoi shkarkimin e trajnerit, por disa anëtarë të federatës u përpoqën për ta qetësuar presidentin e plagosur nga ajo që e konsideron mungesë takti nga trajneri.

Më të lexuarat