Nuk ka aspak lajme të mira nga Anglia në prag të startit të Kupës së Botës. Një nga yjet e skuadrës së Southgate, Markus Rashford ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të një dëmtimi që ka pësuar, në stërvitjen e së martës.

20-vjeçari shfaqi një problem në ndeshjen trajnuese të zhvilluar në “St George’s Park”. I ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në testin miqësor ndaj Kosta Rikës, teksa mungesa e tij në ndeshjen hapëse në Kupën e Botës ndaj Tunizisë do të ishte një goditje e rëndë për “Tre Luanët”.

Trajneri Southgate është shprehur për mediat angleze se nuk ka asgjë serioze, por duhet parë se sa serioz do të jetë shkalla e dëmtimit në gju. /Dardania.com

Na ndiqni në:

Më të lexuarat