Real Madridi ka nisur bisedimet me Juan Fernando Quinteron. 25-vjeçari është në pronësi të Portos, e cila në dhjetor e ka huazuar te River Plate në Argjentinë. Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht është i impenjuar me përfaqësuesen e Kolumbisë në Botëror, duke shënuar edhe një gol në debutim ndaj Japonisë.

Quintero vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, i cili e njeh futbollistin mjaft mirë, pasi kanë punuar së bashku te skuadra e Portos. Edhe pse shtatshkurtër, ai shihet si zëvendësuesi ideal i Kovacic, i cili pritet që të largohet gjatë kësaj vere.