Legjenda e futbollit zviceran, Alex Frei, i cili aktualisht është trajner i të rinjve në klubin futbollistik të Bazelit, ka dhënë një intervistë për të përditshem zvicerane Blick, në të cilën thotë se është budallaki të kritikohen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për simbolikën e shqiponjës.

Ai thotë se e kupton që në gjoksin e Xhakës dhe Shaqirit rrahin dy zemra: ajo shqiptare dhe ajo zvicerane. Periskopi sjell të plotë intervistën e tij.

Frei, çka të erdhi në mendje kur patë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin duke festuar me simbolin e shqiponjes?

Me siguri se nuk ishte një nga pamjet më të mira të Kupës së Botës. Por kjo temë shkon më thellë. Mendoj se ka shumë qytetarë të zemëruar gjithandej, por mendoj se disa komentime edhe më të çmendura që mund të vijnë nuk i kemi parë ende.

Sqarojeni…

Frei: Mendoj se kjo është normale. Kemi shumë lojtarë shqiptarë – është shumë e logjikshme se dy zemra rrahin në gjokset e tyre. Për këtë, mendoj se është diçka normale.

Në çfarë mënyre?

Frei: Është një reflektim i shoqrisë evropiane. Ka përzierje çdo herë e më shumë mes popujve dhe kjo është normale kur nuk kemi kufinj mes nesh. Shikoni, italianët në Zvicër janë komplet të pranueshëm sot. Kështu që askush nuk shihet si budalla për shkak të emrit të tij Italian.

Mendoni se shqiptarët nuk janë të pranuar ende kështu?

Frei: Natyrisht, ata janë të integruar në mënyrën e jetës së përditshme. Por në shtëpitë e tyre, besoj se ata ende jetojnë me kulturën e vendit të tyre, qartësisht kjo është gjenerata e dytë. Kjo nuk është diçka e keqe.

Mirë, por megjithatë ju prsini një farë identiteti të vogël…?

Frei: E natyrshme. Por në një masë. Në fund të fundit, mendoj se kryesore në sport është të jesh i suksesshëm. Për këtë, kualiteti i Xhakës dhe Shaqirit ndihmon. Ata vazhdimisht ofrojnë performanca të shkëlqyeshme në fushë. Kjo është më e rëndësishme se sa simbolet e tyre apo çfare himni u fle atyre në zemër. Jam krenar me ta, në të gjitha mënyrat.

Më të lexuarat