Ajo ka preferuar që gjithmonë që jetën e saj ta ndajë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Qofshin këto net pa gjumë apo ankesa të një nëne të re, Emina Cunmulaj është modelja shqiptare me famë botërore, e cila nuk heziton të jetë e pranishme pothuajse çdo orë të ditës në ‘Instagram’.

Sa e vështirë, por edhe sfidë është të jesh nënë e dy vogëlusheve, një 3-vjeçare dhe një të sapolindur. Pavarësisht gjithë problemeve dhe netëve pa gjumë, ajo ndan me ndjekësit edhe momente që janë sa 1000 fjalë. S’ka zgjim më të bukur për vogëlushen Mia Soraya sesa zëri i nënës. Videoja ku Emina shfaq vogëlushen teksa e zgjon nga gjumi është një ndër videot më të ëmbla të saj. Sa e vështirë, por e shenjtë është të sjellësh një engjëll në jetë dhe të bëhesh nënë!


Na ndiqni në:

Më të lexuarat