Kënga është pëlqyer shumë dhe është pritur mirë nga fansat e reperit.

Lumi B (Foto: YouTube)

Muzika është realizuar nga Cekic Beats dhe Big Bang, gjersa për tekstin është kujdesur vet Lumi B.

Kënga jo pa qëllim mban titullin “Makiato”, pije kjo e cila identifikon kafiteritë e Kosovës, duke u shquar si një ndër vendet me makiatot më të mira në botë.

Megjithatë, po të dëgjosh me vëmendje këngën, fabula e saj bazohet diku tjetër.

Lexo po ashtu:

Teksti i saj është më i thellë, dhe disa prej vargjeve janë një lloj thumbimi për serbët.

“Ej O plako Alltin e ki pa plumb makiato; Kqyrum tu bo bum sikur NATO; Thuje 98-ta n Beograd o”, citohet në vargjet e këngës “Makiato” të reperit Lumi B.

Telegrafi mëson se kjo është edhe arsyeja se pse data e publikimit të këngës ka qenë 12 qershor, e cila kremtohet në Kosovës si dita e çlirimit, kjo pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s në luftën në Kosovë, 19 vite më parë.

Mesa duket, përveç këngës e cila është mjaft ritmike dhe tendencat e një hiti veror, duket se dëshira e reperit ka qenë që këtë herë të transmetojë edhe një mesazh përmes rreshtave.

(Foto: YouTube)


Më të lexuarat