Megjithatë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e kërkuar në rrjetet sociale nga fansat e saj të shumtë.

Përpara se të bëhej këngëtare, Vasjari ka qenë edhe modele.

Ajo në vitin 2002 ishte kurorëzuar me titullin “Miss Shqipëria”.

Tani 16 vite më vonë, ajo ende ndjen mall për atë kohë, kur si një vajzë në moshë të re, kishet arritur të kurorëzohet me një titull të tillë.

Lexo po ashtu:

Zaimina ka qenë e ftuar speciale së fundmi në eventin “Miss Shqipëria 2018”, ku i është ndarë një shpërblim i veçantë.

Ajo është kurorëzuar me titullin “Një herë miss, gjithë jetën Miss”.

E gëzuar për këtë fakt, Zaimina vendosi të ndajë me fansat një shkrim të gjatë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Kan kaluar 16 vite pas kurorezimit tim si Miss Shqiperia dhe mbreme perjetova emocione shume te bukura sepse me rikthyhen ne kujtime te cilat ndodhin nje here ne jete. E lumtur qe u kurorezova per te dyten here me moton “ Nje here miss, gjithe jeten Miss””(sic.), ka shkruar Zaimina Vasjari në Instagram.