Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me kërcenimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për të cilin ai ka ngritur vepër penale, thotë se vlerësimet e SPB Tetovë janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, raporton Portalb.mk.

“Sigurisht se Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e ka marrë në konsideratë paraqitjen e tij dhe kualifikimi është që fakti i referuar nuk paraqet vepër penale. Ai mund të shfrytëzojë mjete tjera juridike dhe të ngrejë padi penale private meqenëse kualifikon se vërtetë ka vepër penale, vlerësimet e SPB të Tetovës janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, është mirë që ai të fokusohet në programin me të cilin e ka fituar mandatin”, tha Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

Na ndiqni në: