Gjithkush beson se është më inteligjent sesa të tjerët. Por shkencëtarët pohojnë se vetëm 20 për qind e njerëzve në mbarë botën reflektojnë nivel inteligjence mbi mesataren.

Ata e matin atë me anë të kuotave të inteligjencës.

Kuota mesatare për shumicën e njerëzve gjendet në kufirin mes 90 dhe 110. Nëse posedon një kuotë inteligjence prej 110 pikësh, atëherë mund të flasim për nivele mesatare – të larta – inteligjence. E këtë nivel e arrin sot në botë, vetëm një e gjashta e njerëzve të marrë në shqyrtim.

Me një test inteligjence, sidoqoftë gjithkush mund të zbulojë nëse bën ose jo pjesë në këtë grup, ose nëse je edhe përtej tij. Veç kësaj, studiuesit kanë zbuluar në studimet e tyre se njerëzit me cilësi të veçanta janë më inteligjentë sesa mesatarja.

Më poshtë do të gjeni 10 shenja për të kuptuar se jeni më inteligjentë se 80 për qind e njerëzve:

Je shakaxhi

Në një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se: pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.

Ke mësuar muzikë në fëmijëri

Ti në fëmijëri ke mësuar t’i biesh nga pak fyellit – duke bezdisur shpesh prindërit ose dhe fqinjin? Por…Urime: shumë studime të moçme kanë zbuluar se fëmijët që bëjnë mësim muzike, shfaqin një nivel inteligjence të konsiderueshëm. Një studim i ri i Universitetit të Torontos, përkundrazi, zbuloi se fëmijët e talentuar tentojnë më shumë për të marrë mësime muzike. Kjo do të thotë se mësimi i muzikës, nuk të bën më të zgjuar, por vetëm se kjo është një shenjë se je i zgjuar.

Je fëmija i parë në familje

Në vitin 2007, një studim nga Norvegjia ku epidemiologët trajtuan të dhënat e 250.000 burrave, zbuloi se: fëmijët e lindur për herë të parë në familje, kanë një kuotë inteligjence më të madhe e në mënyrë më të dukshme sesa motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël.

Dashuron macet më shumë se qentë

Ka dy lloje njerëzish: ata që duan macet dhe ata që duan qentë. Në një studim të “Carroll University” në Wisconsin, SHBA, psikologët u morën seriozisht me këtë fenomen. Me ç’duket, ata që duan macet, janë më të hapur dhe më aktivë në aspektin social, sesa ata që adhurojnë qentë – por çuditërisht, edhe pse pa lidhje, rezulton se ata që duan macet, dalin me rezultate më të kënaqshme në testet e inteligjencës sesa ata që adhurojnë qentë.

Je ushqyer me qumësht gjiri

Të rritesh me qumësht gjiri, siç dihet, ka shumë avantazhe për nënat dhe fëmijët. Dhe me ç’duket, kjo ka edhe një ndikim pozitiv në zhvillimin e inteligjencës. Në dy teste të ndryshme studimore, kërkuesit studiuan inteligjencën e 3000 fëmijëve nga Britania e Madhe dhe Zelanda e Re. Fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri, dilnin mesatarisht me shtatë pikë më shumë se ata që ishin ushqyer me qumësht pluhur (artificial). Kjo, sidoqoftë, prekte vetëm ata që mbartnin me vete një version të një gjeni. Për të kuptuar lidhjen, janë të nevojshme sidoqoftë, kërkime të tjera.

Je mëngjarash

Në krahasim me ata që përdorin të djathtën (këmbën ose dorën) bashkëveprimi mes gjysmës së majtë e asaj të djathtë të trurit te  mëngjarashët, është shumë më i fortë. Shumë shkencëtarë besojnë se mëngjarashët për këtë arsye, mendojnë në mënyrë më precize dhe se janë më kreativë.

Pi alkool në mënyrë të përmbajtur

Me ç’duket, njerëzit inteligjentë nuk tentojnë drejt konsumit ilegal të drogave, por pinë shpesh me kënaqësi ndonjë gotë më shumë se të tjerët: Shkencëtarët e “London School of Economics”, kanë zbuluar se amerikanët dhe britanikët që kanë dalë më mirë në testet e IQ-së, kishin pirë më shumë alkool sesa bashkëmoshatarët e tyre të rritur.

Je liberal

Një tjetër studim nga “London School of Economics”, zbulon se njerëzit që kanë një pikëpamje më liberale mbi botën, janë më inteligjentë.

Ke mësuar të lexosh herët

Kërkuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe të “King’s College” në Londër, kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 2000 çifteve binjake. Rezultati: Binjaku që kishte mësuar të lexonte i pari, më vonë do të shfaqte rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

Shqetësohesh shpesh

Shumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës.

dardania.com

Më të lexuarat