Vëzhgimi i balenave nuk është pa rreziqet e veta, pasi turistët në bordin e një anijeje australiane zbuluan se poshtë barkës së tyre ishte gjitari i madh i cili kërceu me kurriz dhe për pak sa nuk përmbysi anijen e tyre.

Anija, që shërben për të vëzhguar kafshët detare jashtë brigjeve të Port Macquarie, i kishte të merituara paratë e turistëve kur një balenë shumë e madhe u ngrit me kurriz, duke krijuar një valë të madhe dhe duke lagur shumë prej turistëve.

Pamjet u postuan menjëherë në rrjetin social Facebook nga Port Jet Cruise Adventures, kompania e cila shëtiti spektatorët rreth zonës, duke treguar gjitarin që kërceu deri në majë të mjetit lundrues.

Fatmirësisht, balena kërceu aq sa për të mos lënduar njeri dhe rënia sërish në ujë i la turistët qullë.

dardania.com

Më të lexuarat