Një 36-vjeçar është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi edhe pse ishte në dijeni se ishte pozitiv ndaj virusit të Sidës, ai vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me partnere të ndryshme pa marrë masa mbrojtëse.

Tg.com.it shkruan se personi në fjalë kishte 11 vite që rezultonte pozitiv ndaj virusit të Sidës, Hiv, e megjithatë, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me 228 vetë pa marrë asnjë masë mbrojtëse.

Hetuesit tani do të merren me verifikimin e viktimave të mundshme, të cilat janë kontaktuar nga autori edhe përmes rrjeteve sociale.

dardania.com

Më të lexuarat