Mbi 900 emigrantë nga Afrika kanë mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në portin italian të Katanias.

Janë 937 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës që gjatë orëve të fundit janë shpëtuar në detin Mesdhe nga anija “Diciotti” i Rojes Bregdetare italiane.

Gjatë operacioneve të shpëtimit janë rikuperuar në det dhe trupat e dy emigrantëve të mbytur.

Në bordin e anijes ndodhen 4 gra shtatzënë e një minoren, të cilët janë transportuar për kontrollet mjekësore në spitalet siciliane të Agrixhentos dhe të Palermos.

Mbërritja e anijes “Dicotti” në portin e Katanais është shoqëruar me protesta të aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët protestojnë kundër vendimit të marrë nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini për të mbyllur portet e për të mos lejuar zbarkimin e emigrantëve në anijen Aquarius.

dardania.com