Mediat koreano-veriore e kanë konsideruar takimin Trump-Kim Jon Un një fitore të madhe për vendin.

Mediat e këtij vendi janë rreptësisht të kontrolluara nga qeveria dhe raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet zyrtare e kësisoj, ajo rrallë herë raporton për aktivitetet e liderit Kim Jong Un në kohë reale.

Por takimi i të martës në Singapor ishte të mërkurën në faqet e para të gazetave, me imazhe të shumta të Kim përkrah Donald Trump.

Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve publikoi një artikull entuziast në anglisht, duke i cilësuar bisedimet si një ndarje historike ndaj së shkuarës.

Sa i takon vëzhguesve perëndimorë, ata thonë se marrëveshja e arritur në samit përmban lëshime domethënëse nga ana e SHBA-së, ndërsa nuk ka asnjë angazhim të ri nga Koreja e Veriut dhe as detaje se si denuklearizimi do të arrihet.

Dy liderët u takuan të martën për të nënshkruar një deklaratë të shkurtër mbi denuklearizimin dhe reduktimin e tensioneve. Pas samitit historik, Trump u shpreh se sanksionet do të mbeten në fuqi deri në momentin kur armët bërthamore të mos jenë më një faktor ndikues. Ai po ashtu njoftoi edhe fundin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

dardania.com

Na ndiqni në: