Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara, UNHCR në një raport të publikuar së fundmi ka deklaruar se  në vitin 2017, plotë 68 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të luftës, dhunës apo formave të tjera të presekutimit.

UNHCR vuri në dukje se lufta në Siri ka luajtur një rol të madh në largimin e popullsisë, por raporti tregon edhe trende në rritje të lëvizjeve në Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin e Jugut dhe Mianmarin.

Sipas UNHCR, mesatarisht vitin e kaluar një person u zhvendos çdo dy sekonda.

Një në çdo 110 vetë në planetin është një refugjat, shkruan dritare.net

Raporti vjetor, i publikuar përpara Ditës Botërore të Refugjatëve të mërkurën, dha disa njohuri të rëndësishme në realitetet e zhvendosjes së detyruar.

Për të katërtin vit me radhë, Turqia ishte vendi që priti më shumë refugjat, duke pranuar 3.5 milion të tillë.  Pakistani dhe Uganda pritën 1.4 milionë refugjatë secila, shkruan dritare.net

Shumica e refugjatëve, pak më shumë se dy të tretat e të gjithë refugjatëve në mbarë botën, erdhën nga vetëm pesë vende: Siria (6.3 milionë), Afganistani (2.6 milion), Sudani Jugor (2.4 milion), Mianmar (1.2 milion) dhe Somalia (986.400) ./ dardania.com

Më të lexuarat