Deprecated: Methods with the same name as their class will not be constructors in a future version of PHP; plgContentperchaiframe has a deprecated constructor in /customers/4/6/6/dardaniaweb.de/httpd.www/plugins/content/perchaiframe/perchaiframe.php on line 17


Sipas ‘Prishtina Weather’, sot dhe nesër Kosova do të ketë mot pjesërisht të vranët dhe pasdite me shi në vende-vende, shkruan gazetametro.net.

Meteorologët thonë se edhe ditët e fundjavës do të ketë mot të luhatshëm, që do të përfshijnë intervale me diell në orët e paradites dhe shi pasdite.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu.

Edi Rama, studenti 18-vjeçar i cili është djalë i refugjatëve nga Kosova, është pranuar në Universitetin e Oksfordit ku do t’i fillojë studimet nga shtatori.

Kjo është larg prej fushëbetejave të Ballkanit nga të cilat kishin ikur babai i tij piktor, Arsimi 48 vjeç dhe nëna e tij recepsioniste, Gëzimja 42 vjeç, në mesin e viteve ’90, – të cilët nuk humbin kohë t’ia kujtojnë atij këtë gjë, shkruan Neë Ham Recorder.

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, “BILD”,  ka dalë sot me titullin e madh: “Komandantët luftojnë për ndarjen e Kosovës”, duke i kushtuar kështu një artikull të posaçëm asaj që po ndodh mes Hashim Thaçit dhe homologut serb Aleksandër Vuçiç, për ndarjen e Kosovës.